(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 5 shkurt të vitit 1929, në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës. Më 8 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «pjesëmarrës aktiv të një grupi të organizuar anti-pushtet» dhe dënoi me 15 vjet heqje lirie me punë të detyruar, konfiskim e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë Ushtarake, më 29 mars 1951. U lirua me kusht më 27 shtator të vitit 1960. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 426.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]