(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 3 prill të vitit 1907, në Durrës. Më 1 nëntor të vitit 1945, Komisioni i Hetimeve të Krimeve të Luftës e deklaroi fajtor «se ka bashkëpunuar me okupatorin, ka penguar forcimin e Këshillit Nacionalçlirimtar » dhe e dënoi me dy vjet heqje lirie. Katër vjet më vonë, më 27 shtator 1949, Gjykata e Lartë Speciale e deklaroi fajtor për të njëjtat akuza, dhe «se nuk ka kryer detyrimin si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ka tradhëtuar këto organe dhe dekonspiruar sekretin me elementë të tjerë, ka organizuar arratisjen e tij në Jugosllavi» dhe e dënoi me vdekje, pushkatim. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 451.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit