(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 21 maj të vitit 1935, në fshatin Çorrogjaf të Beratit. Më 23 tetor 1952, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës » dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Por më 2 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në 5 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1954, dhe më 2 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës » dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua për të tretën herë më 1974, dhe më 24 shtator të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës në dëm të pushtetit popullor » dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 404.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit