AGO Mehdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 22 shkurt të vitit 1953, në fshatin Grabockë të Korçës. Më 28 shkurt 1979, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]