AGOLLI Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 27 mars të vitit 1929, në fshatin Bulgarec të Korçës. Më 21 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e dënoi me 10 vjet heqje lirie si «armik i popullit». Për këtë arsye, më 29 janar 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës Qendër Korçë, vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 255; Gazeta Zyrtare, nr. 30, 26 prill 1946, f. 3.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]