(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 shkurt të vitit 1922, në fshatin Dolan të Korçës. Më 12 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, «për bashkëpunim me Ballin Kombëtar». U ekzekutua më 25 tetor 1945. Më 29 janar të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës Qendër Korçë, vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 202, 203; Gazeta Zyrtare, nr. 30, 26 prill 1946, f. 3.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]