AGOLLI Muhamet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 mars të vitit 1917, në Korçë. Më 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «armik i popullit» dhe «sabotator i pushtetit», dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e dënimit. Më 27 prill 1949, dënimi iu ul në 4 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 515.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]