ANDRIKU Andrea
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 shkurt të vitit 1914, në fshatin Goranxi të Dropullit. U arrestua më 20 shkurt 1961 dhe më 26 prill të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut». Për këtë arsye e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U ekzekutua më 20 qershor të vitit 1961. Lista e personave të ekzekutuar për vitin 1961- 1962, hartuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Policisë, Tiranë; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 173, 174, 175.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]