(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Luftëtar antikomunist. U arrestua në shkurt të vitit 1945, bashkë me Rrok Gjo’ Rapuken [shih] në Grizhaj. E mbështetën pas një muri dhe, si ia nxorrën sytë, shembën murin mbi të. Ashtu dhe vdiq. U gjet nga bashkëfshatarët e tij dhe u varros në varrezën e Vuklit, ku prehet edhe sot. Dr. Luigj Martini, Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit, Shkodër, 2005, f. 259.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]