(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Gjeometër, gazetar, korrenspondent i gazetës amerikane «Times» (1925). Lindi në vitin 1904, në qytetin e Krujës. Më 1929 kreu shkollën teknike «Harry Fultz» në Tiranë dhe dy kurse në «Robert Kolegj» të Stambollit. Në vitin 1925 punoi si korrespondent i gazetes «Times» të Amerikës, pastaj si gjeometërë pranë zyrës Teknike të Ministrisë së Punëve Botore. I zhgënjyer nga terrori i ushtruar nga regjimi i ri, në verën e vitit 1945 u anëtarësua në organizatën e rezistencës «Bashkimi Demokrat Shqiptar». U arrestua më 18 janar të vitit 1946 për «spiunazh» dhe «tentativë për rrëzimin e Pushtetit Popullor» dhe u dënua me vdekje-pushkatim. U ekzekutua më 3 korrik 1946, bashkë me Xhahit Kokën [shih], Qenan Dibrën [shih], Telat Drinin [shih], Mahmut Menikun [shih], Sami Qeribashin [shih], Mehmet Beshirin dhe Ali Kavajën [shih]. Më 25 gusht 1947, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Prefekturës së qytetit të Tiranës vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, III, f. 81-82; V, f. 101; Gazeta Zyrtare, nr. 3, 5 janar 1948, f. 6; H. Gonxhja, I. Gogaj, Sh. Bumçi, Ndihmesa e ish nxënësve dhe mësuesve të Shkollës Teknike të Tiranës për zhvillimin e vendit dhe luftën për çlirim e demokraci, Tiranë, 2006, vii, f. 246-247.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit