BRAHJA Veli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Ndroq të Tiranës. U deklarua «armik i popullit». Më 31 janar të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Shijakut vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 34, 18 prill 1947, f. 2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]