BUZUQI Thoma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 mars të vitit 1907, fshatin Mursi të Konispolit. Më 16 korrik të vitit 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit». Më 30 dhjetor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Konispolit urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 8, 4 shkurt 1947, f. 6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]