CANKO Mehdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 korrik të vitit 1929, në fshatin Taç Lartë të Ersekës. Më 26 dhjetor 1964, Gjykata e Kolonjës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 4 muaj burg. U arrestua sërish më 1965, dhe më 12 mars të po atij viti, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 232.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]