(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1926, në Berat. U internua për motive politike. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Berat, në Krujë, Tepelenë dhe Lushnjë, prej 5 qershor 1946 deri më 25 nëntor 1954. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 738-739
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]