(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1915, në Dibër. Më 22 tetor 1951, me vendim nr. 5, Gjykata e Lartë e dënoi «për pjesmarrje në banda të armatosura për rrëzimin e pushtetit», me burg të përjetshëm e punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile. Më 1967, u lirua nga burgu. Më 1969, u arrestua përsëri dhe u dënua për agjitacion e propagandë, me 10 vjet burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.217-218.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]