(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Blliçe të Dibrës, në vitin 1919. U arrestua më 18 shtator 1946. Më 7 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit», ndaj e dënoi me dhjetë vjet burgim dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë (dënim i kombinuar). U lirua më 6 korrik 1952. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 13.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]