DELHYSA Anton Shtjefën

DELHYSA Anton Shtjefën
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur në vitin 1904 në Prizren, në një familje intelektuale. Shkollën fillore e kreu në Grac të Austrisë, mandej Shkollën Teknike të Fulsit në Tiranë. Ndërtues i Ambasadës Amerikane në Tiranë, i shkollës Teknike, fabrikës së sheqerit Maliq dhe i disa veprave të tjera të rëndësishme. U arrestua më 20.02.1951 me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike duke u akuzua si terrorist dhe agjent amerikan. Me vendim të Byrosë Politike të PKSH, u pushkatua pa gjyq dhe pa asnjë fakt ligjor natën e 26 shkurtit 1951, në afërsi të fshatit Mënik të Tiranës, në breg të lumit Erzen, bashkë me 21 martirë të tjerë. U pushkatua në rrethinat e fshatit Arbanë me 21 të dënuar të tjerë. Dekoruar me titullin e lartë “Nder i Kombit”. Uran Butka, Bombë në Ambasadën Sovjetike, Tiranë, 2008; AISKK, F. V. D. 5/1. Fl. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]