DEMI Kasëm Rustem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Inxhinier, lindur në Filat, Çamëri më 1930. Drejtues dhe anëtar i Komitetit të Partisë së Tiranës në vitet ‘50. Në Konferencën e Tiranës të prillit 1956, u godit nga “kupola” e PPSH dhe u përjashtua nga partia. Disa vjet më vonë u “zbulua” grupi i ashtuquajtur “çam” i Teme Sejkos. Më 19 shkurt 1977, me vendim nr. 46, u dënua për «agjitacion e propagandë», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale. Vdiq në burg, më 21 janar 1982. Peço Kagjini: Konferenca e Tiranës e prillit 1956, MMS,Tiranë 1999, f. 139; AISKK, F 1. V. 2013. D 5/1. Fl. 332

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]