DERSNIKU Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë. U dënua për motive politike. Me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit», me burgim të përjetshëm, punë të detyruar, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave qytetare. Lirohet më 1 shtator 1954. Më 21 korrik 1945, me vendim nr. 194, Komiteti Ekzekutiv i K.NÇl. të N.Prefekturës së Qendrës Korçë «vendosi masën e sekuestrimit mbi pasurin e luejtëshme dhe të paluejtëshme të të burgosurit dhe të pandehurit para Gjykatës Ushtarake, Hysen Dersniku. Gazeta zyrtare, 24 shtator 1945, f. 4

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]