(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1897, në Shalës, Tepelenë. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi, më 30 maj 1994, njohjen e «vuajtjes së dënimit për motive politike», prej 10 dhjetor 1947 deri më 10 janar 1948. Arrestuar më 21 maj 1947. Gjykata ushtarake e Gjirokastrës, me vendim nr. 283, e dënoi me vdekje, si armik i popullit dhe kriminel lufte. Më 7 janar 1948, Gjykata e Lartë aprovoi dënimin me vdekje. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.341-342
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]