(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, në Dragu, Bulqizë. Më 22 korrik 1993, me vendim nr. 659, Gjykata e Bulqizës vendosi njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq, «nga forcat e diktaturës komuniste, për motive politike», më 18 mars 1945. Ai u akuzua se kishte bërë një deklaratë me qëllime armiqësore dhe ishte kushëri i Halil Ketës, i konsideruar nga regjimi si «kriminel». AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.2554-2556
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]