(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Korçë, më 10 maj të vitit 1916. U arrestua më 11 gusht 1952, dhe më 5 nëntor të po atij viti, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e bashkëpunimit me diversantë», dhe e dënoi me njëzet vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Me dekret nr. 4007, datë 18 maj 1965, iu fal mbetja e dënimit. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 448
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]