DILAVERI Fatime
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Nacionaliste, (Shkodër 1919-1990). U përfshi në një linçim familjar. I burgosin vëllezërit: Visho dhe Qazim (i cili pushkatohet), ndërsa vëllai i tretë Ruzhdia, u fsheh. U kujdes për Vishon në burg dhe ndërsa diktojnë Ruzhdiun, Sigurimi i rrethon shtëpinë. Torturohet ndonëse ishte shtatzanë, bashkë me mbesat e vogla. Për 25 vjet rresht, ndoqi të vëllain në burgjet e Shqipërisë. Detyrohet të punojë në fabrikën e tullave, dhe në Vaun e Dejës. I shoqi, ndërkohë shet gjakun. Vdiq vitin e fundit të diktaturës më 1990. Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, f. 31, 32

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]