(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Oficer në lirim, (Maqellarë 1908 – Vloçisht, Maliq, prill 1949). 1931: kreu shkollën 4 vjeëare ushtarake të Plotsimit për oficer, në Tiranë. Shërben në Ushtrinë Kombëtare deri më 1939. Mbas pushtimit fashist, jep dorëheqjen nga karriera ushtarake, dhe merret me administrimin privat. 1945: për shkak të arratisjes së vëllezërve, e internojnë në kampin e Valiasit ku e keqtrajtojnë në punë. Bashkë me nipin Xhelal Dinen e një grup prej 10 të internuarish, vendosin të arratisen. Majë malit të Mokrës, ku patën ndezur një zjarr për të tharë teshat, u diktuan nga forcat e Sigurimit. Mbeti i vrarë pas shpine në humbellat e një gremine, në Vloçisht të Devollit, ndërsa të tjerët, arritën të kapërcenin kufirin. Nuk i është gjendur varri. Familja e tij internohet për 41 vjet. Lazër Radi: Rrëfim për Dinejt e Dibrës, Lilo, Tiranë 1994, fl. 5 il. Retro; Dine Dine: Intervistë pranë ISKK, 19 shtator 2013; AISKK, F 1. V. 2013. D. 5/1. Fl. 386-387
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit