(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I vëllai i Fiqiriut, (Maqellarë 1904 – Gjazë, Lushnje 1973). U internua më 1945. Më 1954, shpërngulet në kampet e Lushnjes me të shoqen Meleqen dhe me kunatën Sulltane. Në rolin e kryefamiljarit, rriti edhe nipërit e mbesat e të vëllezërve (të vrarë dhe të mërguar). U plak kampeve të internimit dhe ndërroi jetë në Gjazë të Lushnjës, në vitin 1973. Varroset në fshatin Ngurrëz. Lazër Radi: Rrëfim për Dinejt e Dibrës, Lilo, Tiranë 1994, f. 15; Jozef Radi: Savra. internim, log. i cit, f. 12
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]