DODA Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Më 30 nëntor 1946, me vendim nr. 118, Komiteti Ekzekutiv i K. P. të Nën-Prefekturës Burrelit, «me qenë se i dënuemi ‘kriminel lufte e armiq të popullit’ Idriz Doda nga katundi Derjan tue qenë se ka veprue dhe luftue për krah fashistave italjan e gjerman e t’organizatës ‘tradhëtare’ të Legalitetit kundra U.N.ÇL. vendosi sekuestrimin: pasuni e tundëshme, sendet që përfshijnë listën e inventarit bashkangjitur vendimit origjinal; pasuni e patundëshme: 7 dynym tokë e papunueme me emnin “Vaku”, 2 dynym tokë me emnin Qaf-Linj, 2 dynym tokë buke me emnin “Rosake”, 2 dynym Livadhe me emnin Fush, 1 dynym tokë djerrë me emnin Maliane, 5 dynym zabel me emnin Rrypa, 3 dynym me emnin Kashnjet i Madh». Gazeta Zyrtare, 14 maj 1947, f. 5

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]