DODA Marta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1884, në Shkodër. Studioi në Itali dhe Austri. Në vitin 1910, themeloi në Shkodër shoqatën e parë të grave shqiptare. U arrestua më më 1 janar 1947; më 16 gusht 1947, me vendim nr. 368, Gjykata ushtarake e Shkodrës e dënoi si «armike e popullit», me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë; nuk tregoi strehimin e Gjeneral Prenk Pervizi. Vuajti 7 vjet burg. Tre anëtarët e familjes, ishin të gjithë të burgosur: Dr. Sadetini dhe vajza e saj Frida. Vdiq më 1960. Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, f. 243, 244; AISKK, F. V. D. Fl

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]