DODA Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Shkodër. Më 16 janar 1959, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për krimin e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim me një person tjetër», me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. U lirua më 7 tetor 1964. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.86-87

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]