DOKO Salih
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Kolonjë. Kreu Normalen e Elbasanit (1942) dhe punoi mësues. Anëtar i çetës nacionaliste të Safet Butkës, pjesëmarrës në disa luftime të Ballit Kombëtar kundër pushtuesve. Më 13 tetor 1945, me vendim nr. 3, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi «për krime gjatë luftës», me 30 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2934-2935

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]