DRAPA Sava
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Stëblevë, Librazhd. Më 16 qershor 1976, me vendim nr. 71, Gjykata e Dibrës e dënoi për “agjitacion e propagandë” dhe një sasi fishekësh të kosideruar si “armëmbajtje pa leje”, me 12 vjet burg dhe konfiskim pasurie. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 1007, 2233- 2234

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]