DRIZAJ Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Pogradec. Më 27 tetor 1953, me vendim nr. 117, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «dhënie informacioni nje shteti të huaj», me 4 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit. Më 15 janar 1963, me vendim nr. 7, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tentativë arratisje» me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2761-2762

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]