DYLGJERI Zija
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Elbasan. Më 12 gusht 1946, me vendim nr. 351, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi «për krime kundër shtetit», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike e civile për 5 vjet. Më 3 mars 1947, me vendim nr. 43, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Qendër, Elbasan, urdhëroi «sekuestrimin e pasunisë të tundëshme dhe të patundëshme». AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.3006-3007. Gazeta Zyrtare, 16 prill 1947, f. 6

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]