FEJZULLAU Alush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Peshtan, Fier. U pushkatua pa gjyq për motive politike. Më 21 korrik 1993, me vendim nr. 19, Gjykata e Fierit vendosi të njohë faktin e vrasjes për motive politike të A. F. , pa gjyq, nga forcat e diktaturës, më 31 mars 1949. AISKK, F 1. V 2013. D 9. Fl. 447-448.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]