FILI Theodhori
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Konispol, Sarandë. Më 9 dhjetor 1947, me vendim nr. 282, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «se ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe i ka dhënë informata Sillogut, nëpërmjet personave të tjerë», me 2 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 1641-1642.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]