GEGA Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1900, në qytetin e Ohrit, në Maqedoni. Më 19 tetor 1955, me vendim të Gjykatës Ushtarake të Korçës, u dënua «me vdekje pushkatim, konfiskimin e pasurisë, konfiskimin e revolverit dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 5 (pesë) vjet kohë për krimet e tradhëtisë ndaj atdheut, diversionit me armë zjarri, agjitacionit e propagandës kundër pushtetit». Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Lartë, Regjistri i Gjendjes Gjyqësore, Tiranë, më 28. 10. 1991.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]