GEMI Paulin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 16 gusht të vitit 1943, në Shkodër. Më 15 shkurt 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «për krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut (në formën e arratisjes jashtë shtetit)», dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme (të pjesës së tij). F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 33-34.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]