GERA Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1921. Më 21 nëntor 1952, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër RPSH.», dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. U lirua më 13 shtator të vitit 1958. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 96-97.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]