GERMANI (malltezi) Drita

GERMANI (malltezi) Drita
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 26 shtator të vitit 1944, në Kavajë. Për shkak të arratisjes së të atit, u internua në Tepelenë, nga 10 korriku i vitit 1949 deri më 10 gusht 1954. Me vendim nr. 56, datë 5 shtator 1989, të Komitetit Ekzekutiv të Durrësit, u pushua nga puna dhe u kalua për ndjekje penale, por pas katër muajsh fitoi gjyqin dhe u kthye në punë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 518/1-519 dhe 589-590.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]