GJOKA Diana
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1953, në Tiranë. Është dëbuar për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Tirana në Lushnjë, si dhe nga Tirana në Tiranë (Bregu i Lumit) prej periudhës 9 janar 1962 deri më 9 janar 1964, si dhe 4 nëntor 1967 deri më 2 shtator 1969. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 11

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]