(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1917, në Tiranë. Më 29 shtator 1945, me vendim nr. 326, Komisioni Hetimor i Kriminelëve të luftës e dënoi se «ka qenë në shërbim të gjermanëve dhe ka kryer shërbime me karakter ushtarak» me 3 vjet burg. Më 7 prill 1979, me vendim nr. 134, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», me 7 vjet burg. Më 1 nëntor 1984, me vendim nr. 74, Gjykata e Rrethit të Lezhës ka vendosur dërgimin për mjekim të detyruar në Spitalin Neuropsikiatrik të Elbasanit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 339
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]