GJONI Hil Gjergj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, në Beltojë, Shkodër. Arrestuar më 19 prill 1973. Më 4 shtator 1973, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në fazën e përgatitjes» dhe për «agjitacion e propagandë», me vdekje, pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për pesë vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D 7. Fl. 402-403

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]