GJONOMADHI Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Gjonomadh, Korçë. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e vrasjes pa gjyq për motive politike më 3 gusht 1944. Më 14 prill 1948, me vendim nr. 57, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Korçës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundshme të kriminelit të luftës dhe armikut të popullit Ibrahim Gjonomadhit nga Korça ». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 148-149; Gazeta Zyrtare, 5 maj 1948, f. 6

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]