GJURA Rasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Pejkë, Dibër. Është dënuar për motive politike. Më 23 nëntor 1946, me vendim nr. 131, Komiteti Ekzekutiv i K.P. së Nën-prefekturës së Qendrës së Peshkopisë, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, të të dënuarit», R. Gj., nga katundi Pejkë, Peshkopi. Gazeta Zyrtare, 28 dhjetor 1946, f. 4

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]