(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Politikan. Lindi më 1902, në Shkodër. Diplomuar për Agronomi në Mynih, Gjermani. Ka mbajtur funksione të larta, deri Ministër i Punëve Botore (1944). Më 10 maj 1947, me vendim nr. 193, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si “eksponent i Ballit dhe i Legalitetit” dhe për ”agjitacion e propagandë”, me burg të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. Vdiq në burgun e vjetër të Tiranës, më 1950. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, Fl. 356-357
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]