GOLASHI Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1913 në Libohovë. U arrestua më 7 shtator 1947. Më 8 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e shpalli fajtor për «krimin e antarësisë në organizatën Bashkimi Kombëtar të Krahinës së Lushnjës, që kishte si qëllim rrëzimin e pushtetit popullor», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave politike për 5 vjet kohë. Më 27 prill 1949, me dekretin nr. 819 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 6 vjet e 10 muaj heqje lirie. U lirua me 16 qershor 1954. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 480-482.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]