(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Sopik të Sarandës, në vitin 1937. U arrestua në 11 nëntor 1960. Më 25 shkurt 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e shpalli fajtor për «përgatitje për arratisje në Greqi» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 451.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]