GRUDA Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 maj të vitit 1926, në fshatin Dragoç të Shkodrës. Më 19 prill 1950, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor «për pjesëmarrje në grup të organizuar kundër pushtetit dhe Ushtrisë Popullore» dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për një vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 609-610.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]