(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1882, në Beçisht të Tepelenës. Më 14 nëntor 1947, me vendim nr. 240, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «armik i popullit dhe ka kryer këto faje: mbas Çlirimit filloi të aktivizohej kundra pushtetit popullor, filloji të gjejë elemente kundërshtare, të cilët mbasi i grumbulloi, bënë mbledhje dhe formuan Komitetin e Ballit të Tepelenës duke qenë ky si anëtar i tij, ka marrë vendime për atentate, për të krijuar këshilla balliste nëpër katunde, për të marrë informata ushtarake, politike dhe ekonomike për t’ia dërguar spiunazhit të Sillogut të Janinës», me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. Më 1948, dënimi iu kthye në burg përjetë dhe pasuria iu konfiskua. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 866
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit