HARASANI Shemshi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1919, në Tiranë. Më 17 tetor 1946, me vendim nr. 119, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «se ka bashkëpunuar me forcat kuislinge dhe ka bashkëpunuar me ushtar Gjin Shehin duke i thënë këtij që të vrasin komisarin e kompanisë dhe mbasandaj të arratiseshin», me 30 vjet burg, punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë të tij të tundshme e të patundshme. Më 29 tetor 1946 dënimi iu kthye në 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 250

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]