HASA Misim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, Vile, Kukës. Më 8 gusht 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi, për motive politike, në shtator 1953. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 40-41

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]